Ngjyra e argjendit i jep hapësirës finesë

Ngjyra e argjendit i jep hapësirës finesë

22:17, 27/05/2022

Ngjyra e argjendit në enterier kryesisht përfaqësohet në këmbët metalike të tavolinës ose kolltukut

Ekzistojnë edhe mjaft gjësende zbukuruese si vazot, llambat, figurat e bukura.

Megjithatë, nuk është rast i shpeshtë që pjesë të caktuara të mobilieve të kenë në tërësi këtë ngjyrë.

1

Tavolina për ngrënie të ushqimit

Nëse vendosni që tavolina juaj për ngrënie të ushqimit të jetë në kuadër të kuzhinës, atëherë nën njërën pjesë të tij vendosini elementet e poshtme të kuzhinës ndërsa pjesën tjetër shfrytëzojeni për ngrënie të ushqimit.

Linja e thjeshtë e tavolinën në formë të shkronjës L ka një pllakë të trashur dhe një pjesë anësore. Kombinohet shumë mirë me karrige të drunjta dhe me llambadar me kristale.

Tavolina e natës

Tavolinat e natës gjithnjë e më shpesh po krijohen me përpunim të profilizuar dhe me stile interesante.

Pa marrë parasysh se çfarë shtrati e keni, dukja e tyre e argjendtë do të japë rezultate të shkëlqyeshme. Mund të ketë edhe dukje paksa rustike, por jo tepër sipërfaqe të lëmuar.

3

Tavolina e dhomës së ditës

Tavolinat në dhomën e ditës kryesisht i vendosim të punuara nga druri ose qelqi. Ndoshta do të ishte mirë që të provoni që tavolinën tuaj ta shndërroni në një skulpturë metalike të dhomës suaj.

E ngjyrosur me nuancën e dëshiruar të aluminit me shkëlqim të lartë ajo do të duket për mrekulli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco