Ky është Blin Hoxha, piloti më i ri shqiptar me prejardhje nga Prizreni (Video)

Ky është Blin Hoxha, piloti më i ri shqiptar me prejardhje nga Prizreni (Video)

23:29, 16/05/2022

Blin Hoxha i lindur dhe i rritur në Prishtinë, por me prejardhje nga Zhuri, aktualisht po shkollohet në Akademinë e Aviacionit në Maltë, njëra prej akadimeve më prestigjioze në tërë Europën.

Ai në një prononcim për Tv Prizreni tregoi se kur i lindi dëshira për të qenë pilot.

“Kur kam vendosur të bëhem pilot kam qenë shumë i vogël dhe s’kam njohur ndonjë pilot tjetër”, tha Hoxha.

Ai thotë se të gjitha vështirësitë i ka kaluar për shkak të përgatitjeve paraprake që i ka bërë vetë ai.

“Kam hulumtuar, kam studiuar, kam lexuar për karrierë në aviacion dhe prandaj s’kam pasur vështirësi në teste që më kanë dalur përpara.”

Ai tregoi që për herë të parë në kabinën e pilotit u fut në vitin 2018.

Për më shumë, mund të shikoni intervistën e tij të plotë më poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco