A do guxonit të ecnit mbi të? Hapet për publikun ura e varur më e gjatë në botë

A do guxonit të ecnit mbi të? Hapet për publikun ura e varur më e gjatë në botë

20:58, 16/05/2022

Frika dhe adrenalina ishin ndjenjat që kapluan vizitorët e parë që ecën në urën e këmbësorëve më të gjatë të varur në botë, që përfshin një luginë malore në Republikën Çeke.

Ura më e gjatë e varur është 721 metra, e cila varet 95 metra mbi tokë në pikën e saj më të lartë dhe u hap për publikun të premten.

Quhet Sky Bridge 721, dhe u deshën dy vjet për ta ndërtuar, me një kosto prej 8.4 milionë dollarë dhe është pezulluar nga gjashtë litarë kryesorë mbështetës dhe 60 litarë të erës.

Ndodhet në më shumë se 1100 metra mbi nivelin e detit dhe lidh dy kreshta malore në rajonin verilindor të vendit, 200 km (124 milje) nga Praga dhe afër kufirit me Poloninë.

Ura tashmë për nga gjatësia ia kalon dhe asaj Arouca 516 metra (1692.9 këmbë) në Portugali, e cila është 516 metra e gjatë.

Ura e re çeke, megjithatë, ka marrë edhe kritika. Drejtori rajonal i Agjencisë Çeke për Ruajtjen e Natyrës Michal Servus thotë se ura shkaktoi probleme me mbrojtjen e zonave përreth dhe ndryshoi karakterin e zonës.

Zyrtarët shpresojnë se do të nxisë turizmin në zonë, duke i dhënë një pamje tjetër peizazhit të pyllëzuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco