26 vjeçarja martohet me tepihun, thotë se e dashuron

26 vjeçarja martohet me tepihun, thotë se e dashuron

17:20, 31/03/2022

Një dasmë e pazakontë ka ndodhur, teksa në rrjet është bërë virale shpejt.

Një 26-vjeçare ka vendosur të martohet me një tapet. Becky Cox u vesh me të bardha dhe u martua me tapetin, të cilin e ka quajtur Matt.

Ceremonia i kishte të gjitha detajet, prift, fustan nusërie, të ftuar. Sipas 26-vjeçares, ajo e bleu këtë tapet një vit më parë dhe vendosi t’i tregojë se sa shumë e do. Në të njëjtën kohë shtoi se ndjen gëzim të pakufishëm duke e parë dhe duke e pastruar. 26-vjeçarja u largua nga dasma duke u përqafuar me tapetin.

“Mund të përqafohesh”, vuri në dukje prifti pas ceremonisë dhe 26-vjeçarja me përqafimin në tapet u largua nga ceremonia ndërsa të ftuarit e spërkatën me petale trëndafili. Lajmi bëri xhiron e botës siç e shohim në fotot e mëposhtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco