U takuan si të vogla, pensionistet që janë shoqe qe 86 vjet

U takuan si të vogla, pensionistet që janë shoqe qe 86 vjet

15:14, 31/03/2022

Katër pensioniste që u bënë shoqe kur ishin fëmijë, janë ende të pandara pothuajse 90 vjet më vonë.

Pamela Wright, Mary Betterridge, Freda Jackson dhe Elsie Marsay u takuan për herë të parë në vitin 1935 kur ishin tre vjeç.

Gjyshet, të cilat janë të moshës 89 vjeçare dhe të veja, kanë mbajtur kontakte që atëherë dhe ende takohen rregullisht për drekë dhe flasin çdo ditë në telefon.

Ato morën pjesë në dasmat e njëra-tjetrës, shkuan në pushime bashkë dhe janë prezantuar me nipërit e mbesat dhe tani stërnipërit e tyre.

Pensionistet kujtojnë me dashuri arratisjet e tyre të fëmijërisë, duke përfshirë vizitat në shpellat detare lokale. Elsie, një ish-punonjëse dyqani, tha se katër gratë mund të flisnin me njëra-tjetrën për çdo gjë nën diell. Ajo zbuloi: “Unë mund të shkoj tek ato dhe t’u them gjëra që nuk mund t’ia thosha askujt tjetër”.

Freda, një ish-asistente shitjesh, tha: “Nuk mund të ndalojmë së qeni mike, pasi dimë shumë sekrete!”.

Meri, e cila ishte rrobaqepëse, përshkruhet si ajo “aventuriere”, Elsie “fashionista” dhe Freda “është serioze, por sapo fillon të qeshë, nuk mund të ndalet”.

Shoqet kanë qenë një burim mbështetjeje pas humbjes së bashkëshortëve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco