Elefanti i mërzitur përmbys makinën në Afrikën e Jugut

Elefanti i mërzitur përmbys makinën në Afrikën e Jugut

16:36, 24/01/2022
Shoferi i një fuoristrade në Afrikën e Jugut ka mësuar se çfarë ndodh nëse shqetëson ose mërzit një elefant.
Incidenti u regjistrua në parkun ligatinor iSimangaliso në provincën e Afrikës së Jugut të KwaZUlu-Nata disa ditë më parë, ndërsa një SUV po kalonte nëpër park.
Videoja e cila është postuar në rrjetet sociale dhe në shërbimin e videove YouTube tregon momentin kur elefanti shtyn dhe përmbys fuoristradën, e cila përfundoi në çati. E gjitha u filmua nga një shofer tjetër, i cili u përpoq të tërhiqte vëmendjen e elefantit me një sirenë.

Pasagjerët në fuoristradë u plagosën lehtë dhe zyrtarët e parkut kanë nisur një hetim për të zbuluar se çfarë e shkaktoi sulmin e elefantit.

Rezervatet dhe parqet e shumta në Afrikën e Jugut i lejojnë turistët t'u afrohen elefantëve me makinat e tyre, të cilat përndryshe janë paqësore, por diçka e dukshme ndodhi në këtë rast që e mërziti dhe zemëroi elefantin. 

Kafsha e fortë “luante” me makinën si lodër dhe e përmbysi lehtësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco