Ka 44 hektarë dhe popullsi prej 1 mijë banorësh, lexoni 6 fakte për shtetin më të vogël në botë

Ka 44 hektarë dhe popullsi prej 1 mijë banorësh, lexoni 6 fakte për shtetin më të vogël në botë

17:03, 23/01/2022

Vatikani është shteti më i vogël në rruzull. Ka një sipërfaqe 44 hektarë dhe një popullsi prej rreth 1000 banorësh. 

Ai ndodhet në Romë. (Status Civitatis Vaticane), është emri origjinal i Vatikanit, shkruan Metro.

Më poshtë ju sjellim 6 fakte që s’i keni ditur mbi Vatikanin:

1. Qeveria e Vatikanit ka një strukturë unike. Papa është sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, një trup kardinalesh të caktuar nga Papa, për një periudhe pesë-vjeçare. Vatikani është qendra e fesë katolike dhe institucioni më i lartë i Krishtërimit. Çdo vendim që merr ky besim fetar padiskutim që kalon me parë nga Vatikani.

2. Gjatë gjithë historisë Vatikanit ka pasur 266 Papë, që e kanë drejtuar. Kisha katolike konfirmon Apostullin Pjetër si Papën e parë. Papa më i korruptuar konsiderohet Aleksanderi VI ose Rodrigo Borxhia. Pati shumë lidhje martesore dhe fëmija i tij ishte Lukrecia.

3. Papë mund të zgjidhet cilido mashkull beqar i pagëzuar dhe në qofte se nuk ka marrë akoma urdhrat e shenjtë per t’u shenjtëruar veskov.

4. Eshtë traditë që Papa i ri të zgjedhë një emër për veten e tij.

5. Kishat protestante nuk i njohin asnjë autoritet superior veskovit të Romës pasi e konsiderojnë jo konform shkrimeve të shenjta.

6. Një rast i çuditshëm është fakti kur në 1938 kur Adolf Hitleri arriti në Romë me ftesë të mbretit Viktor Emanueli III. Papa Piu i XI nuk donte ta takonte dhe për të evituar këtë u transferua në vilën e Castelgandolfo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco