Me një krijesë 'fantazmë' u ndesh kjo zhytëse në fund të detit (Video)

Me një krijesë 'fantazmë' u ndesh kjo zhytëse në fund të detit (Video)

18:26, 20/01/2022

Pamjet interesante tregojnë momentin kur një zhytëse ndeshet me një krijesë ‘fantazmë’ me formë si ngjala që është pothuajse tërësisht transparente.

Sipas medieve të huaja, bisha e çuditshme e detit është vërejtur nga Amy Wainman, 36-vjeçare pranë qytetit Simon afër Cape Town në Afrikë të Jugut.

Zhytësja tha se krijesa ‘e mahnitshme, magjike’ nuk ngjante me asgjë që kishte parë ndonjëherë më parë.

“Kur e pashë për herë të parë, pothuajse dukej si një plastikë lundruese”, tha ajo. Por më pas filloi të notonte. Ishte si një shirit i qartë që kërcente.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco