Diamanti që mbron nga syri i keq del në ankand për 6 milionë dollarë

Diamanti që mbron nga syri i keq del në ankand për 6 milionë dollarë

13:09, 19/01/2022

"Enigma" është një diamant i rrallë, në ngjyrë të zezë  i cili, mbron nga "syri i keq" personin që e mban.

Diamanti i çmuar 555 karat pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm, duke nisur me një çmim prej 6 milionë dollarësh, citon prestigjozja "Le Parisien".

Kompania e cila do zhvillojë ankandin e diamantit, beson se guri i çmuar ka ardhur nga hapësira.

Forma e diamantit të zi bazohet në simbolin e duarve të Lindjes së Mesme "Hamsa" që simbolizon  fuqinë dhe mbrojtjen.

"Hamasa" në arabisht do të thotë "pesë".

Si rrjedhojë bota arabe beson se ky gur kur mbron mbajtësin e tij nga "syri i keq".

Diamantet në ngjyrë të errët, të njohura edhe si "carbonados", janë jashtëzakonisht të rralla dhe gjenden vetëm në Brazil dhe Afrikën Qendrore.

"Ne besojmë se diamantet e zeza e janë me origjinë jashtëtokësore , ndoshta nga meteoritët që u përplasën me Tokën," thonë ekspertë e bizhuterive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco