Bota e njohu me këtë foto, zbulohet fati i ‘vajzës afgane’!

Bota e njohu me këtë foto, zbulohet fati i ‘vajzës afgane’!

09:22, 26/11/2021

Me marrjen e pushtetit nga Talibanët 20 vjet më vonë, dhjetëra mijëra afganë filluan të kërkonin mënyra për të ikur nga vendi.

Ndërsa aeroporti në Kabul u bë qendra e 'udhëtimit drejt shpresës', vetëm një pakicë e vogël mund të gjente një vend në avionët që largoheshin nga vendi.

I njëjti fat ishte dhe për Sharbat Gula, e njohur me pseudonimin ‘vajza afgane’, e cila u bë e pavdekshme me fotografinë e saj në kopertinën e revistës National Geographic në vitin 1985 kur ishte vetëm 10 vjeç.

Por sipas Tgcom Italia e ka evakuuar 'vajzën me sy të gjelbër' nga Afganstani.

 Palazzo Chigi ka njoftuar se ka mbërritur në Romë. 

Presidenca e Këshillit ka nxitur dhe organizuar transferimin e tyre në Itali, në kontekstin më të gjerë të programit për evakuimin e qytetarëve afganë dhe planit të qeverisë për pritjen dhe integrimin e tyre".

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco