Po iu ndodh vajzave nëpër klubet e natës: Dikush po i shpon, të nesërmen po zgjohen me simptoma të frikshme

Po iu ndodh vajzave nëpër klubet e natës: Dikush po i shpon, të nesërmen po zgjohen me simptoma të frikshme

08:03, 23/10/2021

Disa ngjarje të pazakonta po zhvillohen së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar ku disa gra thonë se janë injektuar me gjilpëra në klubet e natës dhe pas kësaj janë zgjuar të nesërmen po ndonjë memorie të mëtutjeshme.

Sipas medieve të huaja policia në Nottinghamshire, West Yorkshire dhe Skoci kanë marrë të gjitha raporte për injeksione dhe po hetojnë incidentet.

Përpos injektimit në trup, gjithashtu është raportuar për rastet kur personi ka vendosur diçka në pijen e viktimës së tij.

Policia e Nottinghamshire ka pranuar 32 raporte për pijet e njerëzve që janë injektuar me diçka që nga 4 shtatori.

Shumica e raportimeve janë bërë nga vajza të reja, veçanërisht studente, por ka pasur edhe raporte për të burra të rinj që ishin injektuar, tha policia.

Zara Owen, 19-vjeçare dhe studente në Universitetin e Nottinghamit, thotë se ajo ishte injektuar me një gjilpërë në klubin e natës Pryzm më 11 tetor.

“Ishte sikur të mos kisha qenë aty, gjë që është padyshim e tmerrshme të kthehesh prapa. U zgjova shume e hutuar”, thotë ajo.

“Kisha shumë dhimbje. Kisha një dhimbje në këmbë dhe çaloja shumë”, ka shtuar studentja.

Ngjashëm rrëfen edhe kolegia e saj, Sarah Buckle, 19 vjeçe e cila beson se u injektua në dorë natën e 28 shtatorit.

Ajo thotë se u zgjua në spital pa e kujtuar se çfarë kishte ndodhur një natë më par duke parë një shpim në dorën e majtë.

Buckle deklaroi se ajo duhej të bënte një test hepatiti pasi kishte pikasur shpimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco