Gjykata amerikane ju jep hipopotamëve Escobar statusin 'persona juridikë'

Gjykata amerikane ju jep hipopotamëve Escobar statusin 'persona juridikë'

10:02, 22/10/2021

Më shumë se 80 hipopotam në Kolumbi janë bërë qeniet e para jo-njerëzore që konsiderohen ligjërisht persona juridikë, ka vendosur një gjykatë amerikane.

Hipopotamët më parë ishin në pronësi të bosit kolumbian të drogës Pablo Escobar, dhe tani ligji amerikan i trajton ata veçmas.

Këto kafshë u bënë qeniet e para të gjalla jo-njerëzore që konsiderohen ligjërisht qenie njerëzore tani e tutje.

Një gjykatë amerikane në Ohio ka njohur "hipopotamët e kokainës" si persona dhe është rasti i parë i tillë në historinë e SHBA.

Vendimi i gjykatës u mor më 15 tetor, në të njëjtën ditë kur Fondi i Mbrojtjes Ligjore të Kafshëve paraqiti një kërkesë për të penguar qeverinë kolumbiane të vriste kafshët.

Të gjithë hipopotamët janë pasardhës të katër kafshëve që Escobar importoi ilegalisht në vend.

Ata u liruan pas vdekjes së Escobar në 1993 dhe që atëherë janë shumëzuar në mbi 80 dhe kanë bërë kërdi në ekosistemin vendas.

Megjithatë, disa shkencëtarë pohojnë se ata në fakt po "rikthejnë funksionet ekologjike" të humbura për shkak të "zhdukjes së shkaktuar nga aktiviteti njerëzor".

Në korrik, avokatja kolumbiane Lis Domingo Gomez Maldonado ngriti një padi për të shpëtuar hipopotamët, duke argumentuar se sterilizimi ishte një alternativë më e mirë.

Edhe pse ligji kolumbian nuk u jep qenieve jo-njerëzore një mundësi ligjore për të paditur për të mbrojtur interesat e tyre, sistemi ligjor i atij vendi nuk mund të detyrojë askënd në Shtetet e Bashkuara të paraqesë dokumente që mbështesin çështjen e tyre.

Sidoqoftë, ligji amerikan lejon personat e interesuar në Kolumbi të shkojnë në gjykatën federale amerikane dhe të kërkojnë mundësinë për të marrë dokumente dhe dëshmi, kështu që ALDF e përmendur kërkoi dëshminë e dy ekspertëve nga Ohio të cilët prodhojnë sterilizim jo kirurgjik.

Në fund të fundit, gjykata i njohu kafshët si persona juridikë.

Qeveria kolumbiane ka filluar tashmë një proces sterilizimi që përdor një kimikat që shkakton infertilitet tek hipopotamët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco