Kopja e rrallë e botimit të parë të Kushtetutës amerikane vlen 20 milionë $

Kopja e rrallë e botimit të parë të Kushtetutës amerikane vlen 20 milionë $

10:43, 21/09/2021

jë kopje jashtëzakonisht e rrallë e botimit të parë të Kushtetutës së SHBA po del në shitje në New York nga Sotheby’b për gati 20 milionë dollarë.

Ajo është një nga vetëm 11 kopjet e mbijetuara - dhe e fundit në duar privatit - nga printimi i parë i tekstit përfundimtar të dokumentit, i prodhuar për delegatët e Konventës Kushtetuese të 1787 dhe Kongresit Kontinental.

E hartuar gjatë takimeve sekrete në Filadelfia, Kushtetuta e SHBA hodhi themelet për demokracinë amerikane dhe garantoi të drejtat themelore të qytetarëve. Pas prodhimit të dy drafteve të mëparshëm, printuesit zyrtarë të Konventës Kushtetuese krijuan 500 kopje të një "botimi zyrtar" përfundimtar dhe i shpërndanë ato te delegatët, sipas Sotheby's.

Teksti në ankand i përket koleksionistit dhe filantropit Dorothy Tapper Goldman. Fillimisht kopja u ble nga burri i saj i ndjerë, Hoëard dhe ishte "një nga pasuritë më të shtrenjta të tij", tha Goldman në një deklaratë.

"Kur më kaloi mua, ndjeva një ndjenjë të jashtëzakonshme përgjegjësie për t'u kujdesur për të, për ta ndarë atë dhe për të promovuar parimet kushtetuese të kombit tonë," shtoi ajo.

Në një deklaratë për shtyp, Sotheby's e përshkroi dokumentin si "më të rrallë se printimi i parë i Deklaratës së Pavarësisë". Specialisti i lartë i librave dhe dorëshkrimeve i shtëpisë së ankandit, Selby Kiffer, tha se artikulli është "një nga dokumentet historikë më të rrallë dhe më të lakmuar" që është drejtuar ndonjëherë në ankand.

Kiffer gjithashtu mbikëqyri shitjen e dokumentit në vitin 1988 tek Goldmans, të cilët e blenë atë për 165,000 dollarë nga një koleksionist privat i Filadelfias. Që nga ajo kohë, ajo u është huazuar institucioneve, përfshirë Shoqërinë Historike të New York dhe Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara, ndër të tjera. 10 kopjet e tjera të mbijetuara nga shtypja e parë tani mbahen të gjitha në koleksione institucionale, tha Sotheby's.

 

Dokumenti është pjesë e një shitjeje më të madhe të dokumenteve historike amerikane nga koleksioni i Goldman, i cili përmban një kopje të hershme të Neneve të Konfederatës, si dhe një shtypje zyrtare të Aktit të Pullave.

Kopje të tjera të rralla të Kushtetutës amerikane përfshihen në shitje, të tilla si botimet e nënshkruara nga Presidentët Millard Fillmore dhe Franklin Pierce. Ankandi me dy pjesë do të shfaqë gjithashtu një sërë kushtetutash shtetërore, me të paktën një nga secili shtet amerikan në shitje.

Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për Fondacionin Dorothy Tapper Goldman, një organizatë e përkushtuar për të "çuar përpara kuptimin e demokracisë sonë dhe se si veprimet e të gjithë qytetarëve mund të bëjnë ndryshimin", sipas një njoftimi për shtyp.

Para shitjes, kushtetuta e botimit të parë do të ekspozohet në vende në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke filluar në galeritë e Sotheby's në New York, para se të lëvizin në Çikago dhe Dallas.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco