Në Japoni, tri kërpudha Matsutake u shitën për 830.000 jenë (7.600 dollarë) në mbledhjen e parë të sezonit.
Çmimi me të cilin kërpudha e famshme Matsutake u shit në një ankand të organizuar me rastin e fillimit të sezonit të mbledhjes së kësaj kërpudhe në Japoni tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut, shkruajnë mediat japoneze.
Tri kërpudha Matsutake u shitën për 830.000 jenë (7.600 dollarë) në një ankand pas korrjes në rrethin Tamba-Sasayama, i cili i përket Prefekturës Hyogo në perëndim të vendit.
Pronari i restorantit Tamba-Sasayama Kinmata bleu kërpudha të gjata 7 deri në 11 centimetra, të cilat peshonin gjithsej 70 gramë.
Në fillim të sezonit, çmimi për një kilogram kërpudha ishte 11,8 milionë jenë (108.000 dollarë).
© SYRI.net