Sindroma ‘Hutchinson-Gilford’/ Nëna 20-vjeçare sjell në jetë një vajzë që duket më e vjetër se ajo

Sindroma ‘Hutchinson-Gilford’/ Nëna 20-vjeçare sjell në jetë një vajzë që duket më e vjetër se ajo

13:41, 02/09/2021

Një nënë e re ka lindur një vajzë, e cila duket se është më e madhe se ajo, për shkak të një gjendje të rrallë.

20-vjeçarja lindi një vajzë me gjendjen “Benjamin Button”, e quajtur ndryshe edhe sindroma “Hutchinson-Gilford”. Kjo shkakton te njerëzit plakje më të shpejtë se zakonisht.

Ngjashëm me personazhin e Brad Pitt në filmin “The Curious Case of  Benjamin Button”, vajza e vogël lindi me duar të deformuara dhe lëkurë të rrudhosur.

Sindroma, e quajtur edhe plogeria, është një gjendje gjenetike që prek fëmijët nën dy vjeç dhe shkakton plakje të parakohshme.

Familja e Afrikës së Jugut mbeti e shkatërruar pasi fotografitë e foshnjës u shpërndanë shumë shpejt në internet. Ata janë ndjerë keq nga komentet e shumta që e cilësojnë vajzën si “një grua e moshuar”.

Mediat lokale kanë shkruar se e reja lindi në shtëpinë e saj të hënën, në qytetin e vogël të Libode. Një ambulancë nuk arriti në kohë dhe nëna 20-vjeçare me vajzën e saj, u dërguan në spital pas lindjes.

“Në spital na thanë se ajo ishe me aftësi të kufizuara. Vura re gjatë lindjes së saj se kishte diçka të çuditshme me të. Ajo nuk qau dhe po merrte frymë përmes brinjëve të saj. Unë u trondita sepse ishte e çuditshme. Tani dëgjoj se njerëzit po përmendin emrin e saj, e kjo dhemb shumë. Nëse do të kisha mjete, do t’i fusja të gjithë në burg”, ka thënë gjyshja e foshnjës.

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco