Njeriu më i vjetër në Britani tregon sekretin e jetëgjatësisë

Njeriu më i vjetër në Britani tregon sekretin e jetëgjatësisë

15:54, 29/08/2021

Njeriu më i vjetër në Britani tha se sekreti i jetëgjatësisë së tij është darka me patate të skuqura dhe peshk çdo të premte.

John Tinniswood, 109-vjeç, festoi ditëlindjen në fillim të këtij muaji dhe ndau disa këshilla për të jetuar shëndetshëm.

"Asnjëherë mos e tejkaloni atë që mund të bëni normalisht," tha ai për “ITV News” .

“Përndryshe ju do të dëmtoni veten ose fizikisht ose mendërisht. Pra, qëndroni brenda kufijve tuaj të asaj që mund të bëni”.

Kur u pyet për të ardhmen , ai u përgjigj: "E ardhmja është ajo që është, ju nuk mund të bëni shumë për të".

Për ditëlindjen e tij, Tinniswood mori një telegram nga Mbretëresha, i nënti që ka marrë që kur mbushi 100 vjeç.

Njeriu më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar ishte, Henry Allingham. Ai vdiq në moshën 113 vjeç në 2009.

Ndërsa gruaja më e vjetër në Mbretërinë e Bashkuar e regjistruar ishte Charlotte Hughes, e cila vdiq në vitin 1993 në moshën 115 vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco