Shenjat se keni një personalitet të fortë i cili i ‘tremb’ njerëzit

Shenjat se keni një personalitet të fortë i cili i ‘tremb’ njerëzit

14:25, 29/08/2021

Kur njerëzit takojnë dikë me personalitet të fortë, ata nuk e kuptojnë se me çfarë lloj personi kanë të bëjnë. Disa njerëz mendojnë që ti dominon. Të tjerë mendojnë se je i rëndë. Por asnjë prej këtyre nuk është e vërteta.

•Ju nuk i duroni dot justifikimet

Personalitetet e fortë nuk i durojnë dot justifikimet. Kur keni personalitet të fortë, nuk je i gatshëm të dëgjosh njerëz që harxhojnë kohë duke u ankuar për atë që mund të bëjnë.

•Ju jeni i kujdesshëm për njerëzit që lejoni të hyjnë në jetën tuaj

Si person i fortë, ju nuk prisni që të tjerët t’ju thonë se kush jeni, çfarë jeni apo çfarë mund të bëni. Ju e dini që disa njerëz kanë nevojë ta bëjnë këtë gjë për t’u ndjerë mirë me veten. Ju e dini gjithashtu se disa njerëz kanë nevojë të dëgjojnë disa gjëra, për t’u ndjerë të plotësuar.

• Ju urreni bisedat e kota

Bisedat e kota, sa për të shtyrë kohën janë të tmerrshme. Nëse keni personalitet të fortë, atëherë keni shumë ide. Ju nuk doni të harxhni kohë duke folur për njerëzit, kur mund të jeni duke ndrshuar botën.

•Ju dini si të dëgjoni

Njerëzit me personalitet të fortë dinë si të dëgjojnë. Mund të mendoni se njerëzit e vlerësojnë këtë gjë. Por në të vërtetë, të dëgjohesh dhe inkurajohesh janë gjëra që në fakt i tmerrojnë njerëzit që nuk janë mësuar.

•Ju e shihni pasigurinë si shans

Pasiguria për ju është një shans për të bërë më mirë. Ju e dini se nuk jeni i përsosur, por nëse nuk po përpiqeni që të msëoni dhe zhvilloheni, pavarësisht riskut se mos dukeni si budalla, atëherë nuk po jetoni. Ju thjeshtë po ekzistoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco