​Gjermanes i humbnin të brendshmet vite me radhë dhe më pas ajo vendosi kamerën

​Gjermanes i humbnin të brendshmet vite me radhë dhe më pas ajo vendosi kamerën

08:35, 24/08/2021

Të brendshmet e gjermanes Cynthia u zhdukën për vite të tëra para se ajo të zbulonte se çfarë po ndodhte falë kamerës së saj.

Ajo jeton prej vitesh me burrin dhe fëmijët e saj në qytetin gjerman Kirchberg, pranë Zwickau.

Në shkurt 2017, Cynthia vuri re se i mungonin të brendshme, dhe kur kjo ndodhi disa herë, ajo dyshoi se dikush po i vidhte asaj.

Dera e bodrumit ku ndodhej lavanderi ishte e mbyllur gjithmonë, kështu që nëna e re përfundimisht u frikësua sepse filloi të dyshonte se dikush jetonte aty pranë.

Ajo vendosi një kamerë vëzhgimi dhe zbuloi se fajtori ishte fqinji Eric W. (32) i cili madje hoqi cilindrat e kyçjes në mënyrë që ai të mund të kthehej gjithmonë në lavanderi.

Gjykata e dënoi Eric W. Një vit e gjysmë me kusht, dhe me gjobë prej 21.000 eurove.

Përveç Cynthia, i dënuari gjithashtu vodhi të brendshme të grave të tjera për vite me radhë, por gjithashtu hyri në lavanderi në bodrumin e ndërtesës ku jeton pa autorizim.

Avokati i Eric, Reinhard Röthig thotë se ndoshta ishte një "pasion për mbledhjen".

Deri më sot, ai nuk mund të shpjegojë pse i vodhi gjërat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco