‘Facebook’ hedh në treg syze që bëjnë fotografi pa kaluar në një ‘smartphone’

‘Facebook’ hedh në treg syze që bëjnë fotografi pa kaluar në një ‘smartphone’

16:58, 23/08/2021

Andrew Boswort, zëvendës shef i laboratorëve të realitetit të “Facebook”, deklaroi se kompania është në prag të finalizimit të prodhimit të një palë syzeve me ‘EssiltorLuxottica’.

“Ne duam seriozisht të eksplorojmë mënyra novatore që njerëzit mund të lidhen me miqtë dhe familjen, afër dhe larg dhe këto pajisje kanë potencialin për të bërë këtë”, shtoi ai. “Me ‘EssilorLuxottica’ ne kemi një partner po aq ambicioz, i cili do të japë përvojën e tij dhe katalogun e klasit botëror për zyset e para të këtij lloji”, theksoi Boswort.

Sipas burimit, kjo është një qasje fillestare në “Facebook” ndaj asaj që duhet të jenë syzet e ardhshme të realitetit të shtuar.

Modeli i parë, i ndërtuar mbi bazën e markës Ray-Ban dhe i koduar “Project Aria”, do të pajiset me disa sensorë dhe një aparat fotografik, për të marrë fotografi dhe regjistruar video për t’u shpërndarë në rrjetet sociale, pa kaluar nëpër ‘smartphone’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco