Aksidenti më i çuditshëm, kush ishte fajtori?

Aksidenti më i çuditshëm, kush ishte fajtori?

09:40, 24/07/2021

Kamerat e sigurisë në Sao Paulo regjistruan një nga përplasjet më të çuditshme.

Pamjet e quajtura “përplasje e sinkronizuar” tregojnë një Chevrolet Onix të bardhë të parkuar. Përtej rrugës, një Honda Civic i argjendtë është parkuar në garazh.

Të dy veturat po presin momentin e duhur për tu futur në rrugë. Pastaj vjen përplasja.

Pamjet kanë shkaktuar komente dhe diskutime të shumta se kush është fajtori për aksidentin.

Siç shkruan Motor1, ka të ngjarë që asnjë shofer nuk mund ta shohë tjetrin për shkak të ‘këndit të vdekur’.

Të dy shoferët ndoshta do ta kishin shumë të vështirë të dallonin tjetrin në momentin që filluan të ktheheshin mbrapsht.

Në fund, ndodhi vetëm një dëm i vogël material.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco