Arsyet pse disa njerëz s’duan të kenë kurrë fëmijë

Arsyet pse disa njerëz s’duan të kenë kurrë fëmijë

22:22, 30/05/2021

Mëmësia është ndjesi dhe vendim shumë personal.

Disa e ëndërrojnë atë moment, të tjerë për një arsye a një tjetër nuk duan të kenë kurrë fëmijë. 

1.

“S’më ka ndodhur kurrë të shoh dikë me fëmijët e tij dhe të them me vete që e dua dhe unë këtë jetë.”

2.

“Sepse kur bëhesh nënë nuk mund të mos jesh më nënë. Mua më pëlqen të bëj çfarë të dua, pa menduar se duhet të kujdesem apo kam përgjegjësi për dikë tjetër. Mendoj se partneri mjafton për të bërë kompromise me veten dhe kohën time.”

3.

“Për mua shtatzënia është e tmerrshme. S’mendoj se dua ta provoj kurrë.”

4.

“Thjesht s’e kam ndjerë kurrë si dëshirë. Mendoja se do ta kisha kur të rritesha, por jo. Eshtë e vështirë ndonjëherë t’i pranoj vetes diçka që është kundër pritshmërive të shoqërisë, por është e vërteta ime.”

5.

“Fëmijët dhe bebat janë qejf, por jo 24/7. Më pëlqejnë paratë dhe qetësia mendore dhe s’do të doja t’i bëja diçka që t’i shkatërroja jetën atyre. Pastaj s’mendoj se jam mjaftueshëm e pjekur dhe e përgjegjshme.”

6.

“Mendoj se duhet të justifikohem pse i dua fëmijët, në vend që të gjej arsye pse s’i dua ata. Gjithsesi, në rastin tim s’kam asnjë arsye pse t’i dua.”

7.

“Unë jam egoiste dhe s’dua të sakrifikoj kohën time për ta. Nga ana tjetër nuk dua që të sjell fëmijë në këtë botë nëse s’mund të duhen apo kujdesen në mënyrë të pakushtëzuar.”

8.

“Unë nuk ndaj dot mendjen. Po sikur një moment të mos i dua më? Kam një mundësi kthimi?”

9.

“Më mirë të pendohem që s’kam fëmijë sesa që kam fëmijë.”

Burimi: BuzzFeed

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco