Arabia Saudite refuzon të huazojë pikturën 'Salvator Mundi' në Louvre, ja pse

Arabia Saudite refuzon të huazojë pikturën 'Salvator Mundi' në Louvre, ja pse

16:18, 30/05/2021

Piktura e Leonardo Da Vinçit me emrin ‘Salvator Mundi’ kushton 450 milionë dollarë dhe është më e shtrenjta deri sot.

Kjo pikturë ditëve të fundit është bërë lajmi kryesor në botën e artit dhe u bë publike se  është në pronësi të Ministrisë̈ së Kulturës së qeverisë së Arabisë Saudite.

Por, po ashtu dihet se pronari i vërtetë është princi Muhamed bin Selmani.

Arsyeja që piktura ka okupuar hapësirën e lajmeve të artit është refuzimi i Arabisë Saudite që kjo vepër të ekspozohet sivjet në ekspozitën e planifikuar në Luvër, siç ishte planifikuar.

Pronari ka thënë se piktura do të ekspozohet vetëm nëse vendoset afër Mona Lizës, të cilin propozim e ka refuzuar muzeu.

Pas kësaj, përgjegjja e pronarit arab ka qenë përafërsisht kështu:’E pra s’ta keni pa këtë pikturë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco