A ishte kjo kërkesa më e pazakontë në Kuvendin e Kosovës?

A ishte kjo kërkesa më e pazakontë në Kuvendin e Kosovës?

08:13, 11/05/2021

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar kalendarin e festave shtetërore të Kosovës, ku mes tjerash shënohet edhe 9 maji, Dita e Evropës.

Zeka në T7 tha se është e çuditshme sesi Kosova e feston këtë ditë.

Tutje ai ka ironizuar duke thënë se gjatë kohës sa ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, kishte propozuar që të shënohet edhe një festë, si Dita e Synetisë.

“Unë në Parlament kam propozu me e bë Ditën e Synetisë. Me shënu si festë. Është e çuditshme si e festojmë 9 majin, ditën e Evropës”, ka thënë Zeka.

E hëna e dytë e muajit maj u shënua si festë zyrtare në Republikën e Kosovës. Më 9 maj është ditë pushimi në institucionet e vendit, pasi festohet Dita e Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco