Një ngjarje e rrallë, 25-vjeçarja sjell në jetë nëntënjakë

Një ngjarje e rrallë, 25-vjeçarja sjell në jetë nëntënjakë

19:17, 05/05/2021

Një 25-vjeçare në Mali, shtet në Afrikën Perëndimore, ka lindur nëntë foshnje – dy më shumë sesa mjekët prisnin – sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, duke u bashkuar me një grup të vogël grash që kanë lindur nëntënjakë.

Halima Cisse, 25 vjeç, pritej të lindte shtatë foshnje, sipas ekografive të kryera në Marok dhe Mali. Të gjithë bebet erdhën në jetë përmes një lindjeje cezariane.

Shtatzënia e Halima-s ka magjepsur kombin afrikan dhe ka tërhequr vëmendjen e udhëheqësve të tij. Kur mjekët në mars thanë që Halima kishte nevojë për kujdes special, udhëheqësi i vendit, Bah Ndaw, urdhëroi që ajo të dërgohej në Marok, ku lindi pesë vajza dhe katër djem, sipas ministrisë së shëndetësisë së Malit.

“Nëna dhe foshnjat janë duke marrë veten,” tha për Agence France-Presse ministrja e Shëndetësisë, Fanta Siby. 

Ata do të kthehen në shtëpi brenda disa javësh, shtoi ajo.

Mjekët ishin të shqetësuar për shëndetin e Halima-s, sipas raporteve të shtypit lokal, si dhe shanset e foshnjave për të mbijetuar. Nëntënjakët janë jashtëzakonisht të rrallë.

Komplikimet mjekësore në lindjet e shumëfishta të këtij lloji shpesh nënkuptojnë që disa nga foshnjat nuk jetojnë, por mjekësia e dy dekadave të fundit është përmirësuar ndjeshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco