Superjahti që dikur ishte në pronësi të diktatorit libian Muammar Gaddafi, do të “risillet në jetë” si një mjet lundrues i dashur me ambientin.
Disenjatori britanik, Rory Coase do të drejtojë operacionin për transformimin e jahtit të quajtur “Che Guevara”, me objektivin për ta bërë atë të parin jaht luksoz të shpejtësisë së lartë, që lëshon 0 gazra të dëmshëm.
Ambicia e tij është që të instalojë te mjeti lundrues një motor me hidrogjen, prej nga do t’i vendoset edhe emri i ri: “Vikingu prej hidrogjeni”, për faktin se do të ndërtohet nga kompania norvegjeze “Green Yacht”.
Varka është përdorur kryesisht nga djali futbollist i Gaddafi-it, Al-Saadi, si një “vend festash”. Ai nuk lundron më që prej vitit 2012, një vit pas vdekjes së diktatorit, pasi u përplas me shkëmbinjtë në Maltë.
© SYRI.net