Teologu shqiptar tregon se si ta kuptojmë që dikujt “i ka rrëmbyer” shpirtin 'dreqi'?

Teologu shqiptar tregon se si ta kuptojmë që dikujt “i ka rrëmbyer” shpirtin 'dreqi'?

12:54, 05/05/2021

Teologu Miron Çako ka shpjeguar në emisionin “ABC e Mëngjesit” se si mund kuptojmë që dikush është i poseduar nga një frymë dinake.

Ai ka thënë se ky person nuk ndjehet mirë dhe brenda tij ai ndihet i dytëzuar.

“Mrekullia e parë që ka bërë djalli është se shumica e njerëzve besojnë se ai nuk ekziston, por ai ekziston dhe vepron. Shenjat janë kur një njeri ndihet i poseduar nga një frymë dinake, ai psikologjikisht nuk është më normal, brenda tij ai ndihet i dytëzuar. Domethënë në mendjen e vetë, ndjehet sikur ka një person tjetër që e ngushton mendërisht, pra e fut në mendime. Këto mund të jenë mendime imorale, perverse, vrastare, urretje. Njëriu bëhet një qenie nervoze, në çdo fjalë ai reagon shumë agresiv, pastaj mund të kalojë edhe në shkallët shumë ekstreme, sa bëhet i pamenaxhueshëm”.

Më tej, teologu është shprehur se ka një mënyrë që këta njerëz mund të trajtohen, por nuk janë medikamentet mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco