Roveri i Nasa-s prodhon oksigjen në Mars

Roveri i Nasa-s prodhon oksigjen në Mars

12:47, 22/04/2021

Një pajisje në roverin Perseverance të NASA-s në Mars ka prodhuar oksigjen nga dyoksidi i karbonit në këtë planet, raporton BBC.

Është demonstrimi i dytë i suksesshëm i teknologjisë në këtë mision, i cili të premten kishte flutuar një mini-helikopter në Mars.

Prodhimi i oksigjenit është bërë nga një pajisje e madhësisë së një tosteri, emri i të cilit i është vënë Moxie.

Ka prodhuar 5 gramë gaz – ekuivalent me atë që një astronauti në Mars do t’i duhej për të marrë frymë për 10 minuta.

Mendimi i Nasa’s është se misionet e ardhshme me njerëz në Mars do të marrin versione të Moxiet me vete, në vend se të marrin sasi të madhe të oksigjenit nga Toka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco