Zbulohet gjurma më e madhe e një dinozauri gjigant në Yorkshire, Angli

Zbulohet gjurma më e madhe e një dinozauri gjigant në Yorkshire, Angli

08:38, 14/04/2021

Një gjurmë dinozauri që i përket një "gjigandi të vërtetë Jurasik" është zbuluar në bregdetin e Yorkshire.

Gjurma, që thuhet se është më e madhja e zbuluar në qark, u gjet nga arkeologia Marie Woods.

"Unë fillimisht kisha shkuar për të mbledhur butakë për darkë, por u tërhoqa plotësisht nga kjo kafshë!", shkroi ajo në Twitter.

Ekspertët besojnë se u la nga një dinozaur i madh që hante mish me një gjatësi trupore deri në 9 metra.

Zonja Woods tha se ajo po mblidhte butakë dhe u trondit kur u përplas me tri gishtat gjigantë.

"Nuk mblodha më aq shumë pasi pashë atë," tha ajo. Pas zbulimit të saj, znj Woods kontaktoi specialistë, përfshirë paleontologun Dr Dean Lomax, autori i Dinozaurëve të Ishujve Britanikë.

Image

'Gjendje e brishtë'

Paleontologu e përshkroi si "një gjigant të vërtetë Jurasik", duke shtuar se ishte "gjurma më e madhe theropod e gjetur ndonjëherë në Yorkshire".

I përkiste një dinozauri të madh që hante mish, ndoshta një Megalosaurus, i cili jetoi  164 -175 milionë vjet më parë, " tha Dr Lomax.

Ai shtoi se zbulimi i zonjës Woods në të vërtetë kishte rezultuar të ishte "një rizbulim", pasi ishte pikasur pjesërisht nga koleksionuesi i fosileve Rob Taylor në nëntor 2020.

Sidoqoftë, pavarësisht se z. Taylor postoi fotografi të gjetjes së tij në një grup në Facebook kushtuar fosileve në Yorkshire, gjurma nuk ishte ekspozuar plotësisht në atë kohë dhe rëndësia e saj e vërtetë nuk ishte kuptuar, tha Lomax.

Tani po bëhen plane për të rikuperuar gjurmën, e cila sipas zonjës Woods është në "një gjendje të brishtë" dhe rrezikon të "humbasë në det".

Nëse është me fat, gjurma do të shfaqet në Muzeun Rotunda në Scarborough.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco