Ky burrë i propozon të fejuarës me pesë lloje të unazave

Ky burrë i propozon të fejuarës me pesë lloje të unazave

16:55, 13/04/2021

Një burrë ka shkuar përtej të zakonshmes për ta bërë të fejuarën e tij të ndihet e veçantë.

Javën e kaluar, William Hun është bërë viral duke i dhenë gruas së tij të ardhshme 5 unaza të ndryshme pas një udhëtimi me helikopter. Hunn siguroi një sërë stilesh unazash që shfaqnin gurë të ndryshëm të prerë dhe modele të ndryshme për të fejuarën e tij për të zgjedhur.

Në fotografitë e shpërndara në Instagram duket se nusja e ardhshme Brittney Miller ka zgjedhur unazën e saj me një gurë të prerë në mënyrë delikate.

Gjesti i tij romantik ka marrë vëmendjen e Gayle King, cili e ka ndarë tregimin në një prej episodeve të CBS This Morning.

“Ai ia dha të fejuarës së tij, jo një, as dy, as tri e as katër, por pesë zgjedhje për unazën e fejesës”, ka thënë King.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco