Një shtëpi e ngrohtë për ditët e tyre të fundit/ Gruaja ndërton strehën për macet 'me nevoja të veçanta'

Një shtëpi e ngrohtë për ditët e tyre të fundit/ Gruaja ndërton strehën për macet 'me nevoja të veçanta'

11:35, 26/02/2021

Michele Hoffman po kujdeset për të paktën 70 mace.

Krahas punës së saj me kohë të plotë në industrinë e filmit, ajo drejton një strehë që kujdeset për macet "me nevoja të veçanta" me defekte të lindjes, sëmundje kronike ose dëmtime, duke i lejuar ata të jetojnë ditët e tyre të fundit në një shtëpi të ngrohtë dhe të dashur.

Streha e krijuar nga Michele Hoffman në Santa Barbara, u jep shtëpi maceve që janë braktisur dhe abuzuar.

Ajo strehon rreth 70 deri në 75 mace në çdo kohë,  mace që vijnë nga e gjithë bota, duke përfshirë pjesë të ndryshme të SHBA, Meksikës, Egjiptit dhe Turqisë.

Image

Michele tha: “Kur fillova nuk kishte gjë të tillë si 'mace me nevoja të veçanta', ato ishin thjesht mace që askush nuk i donte për shkak të defekteve të lindjes, sëmundjeve terminale, lëndimeve ose pleqërisë.

Fatkeqësisht, disa mace janë me ne për një kohë të shkurtër, por ne u japim atyre më të mirën nga gjithçka, ushqim i mirë, kujdes mjekësor, shtretër të butë, diell i ngrohtë dhe shumë dashuri.

Ne besojmë në cilësi jo në sasi, kështu që kur nuk ka asgjë për të bërë më shumë dhe ato shkojnë 'drejt amshimit', ne i mbajmë në krahë dhe i puthim duke ju dhënë lamtumirën."

Image

Kur macet futen për herë të parë në strehë, ato izolohen për 14 ditë dhe monitorohen nga veterinerët për të kontrolluar ndonjë sëmundje, çështje të sjelljes, probleme me ngrënien apo nëse janë shtatzënë.

Një nga banorët e tanishëm është Biscuit gjashtë vjeç, dhe ka një histori të trishtë.

Ai u shpëtua nga Meksika pasi dikush e rrahu atë me një shkop, duke i thyer nofullën dhe dëmtuar sytë deri  në verbëri.

Maçokut fatkeq iu desh të operohej duke hequr të dy sytë, por përkundër përvojës së tij të tmerrshme, Michele thotë se ai është akoma "më i ëmbli" dhe "i buti" e maceve.

Image

Ndërsa një rast veçanërisht i tmerrshëm, i përket maces me emrin Tommy, e cila u gjet duke u endur në shkretëtirë në Kaliforni me djegie të forta, pasi thuhet se dikush kishte derdhur acid në kokën e saj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco