Njeriu që pretendon se ka folur me Zotin: Më tha se Donald Trump do të fitojë dhe pastaj një asteroid na godet

Njeriu që pretendon se ka folur me Zotin: Më tha se Donald Trump do të fitojë dhe pastaj një asteroid na godet

11:15, 30/10/2020

Duke folur në emisionin e ‘Klubit 700’ Pat Robinson, personaliteti konservator fetar me ndikim pretendoi se Zoti personalisht i kishte thënë se presidenti Donald Trump do të fitonte zgjedhjet e muajit tjetër, por se fitorja do të shënojë fillimin e fundit të botës.

“Së pari, unë dua të them pa diskutim, Trump do të fitojë zgjedhjet”, tha ai të martën, shkruan Daily Star.

 “Kjo nuk do të thotë që rri në shtëpi dhe mos voto”, shtoi ai. “Kjo do të thotë që ju të dilni dhe të bëni gjithçka që mundeni për të punuar, por ai do të fitojë”, tha ai.

Por pas fitores së republikanëve, predikuesi 90-vjeçar tha, do të vijë një periudhë trazirash serioze civile

Do të ketë të paktën dy atentate ndaj presidentit, pasuar nga një luftë kundër Izraelit që do të “shkatërrohet nga Zoti”.

Sapo të përfundojë lufta në Lindjen e Mesme, parashikoi Robertson, bota do të shohë “të paktën pesë vjet ose më shumë paqe të jashtëzakonshme”.

Në fund të asaj periudhe pesë-vjeçare një asteroid do të godasë Tokën dhe “ndoshta” do të sjellë “fundin”.

“Është shkatërrim i papritur. Nuk do të jetë ndonjë luftë bërthamore. Ne nuk do të lejohemi të hedhim në erë këtë tokë”.

Robertson ka bërë një numër parashikimesh ndër vite. “Unë kam një histori relativisht të mirë”, pohon ai.

Robertson parashikoi gjithashtu një sulm bërthamor në SHBA në vitin 2007, dhe një luftë masive përgjatë Lindjes së Mesme në vitin 2008.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco