Mos e humbisni, është 94 vjeçare por mbretëresha Elizabeth II e vozit 'Range Rover-in'

Mos e humbisni, është 94 vjeçare por mbretëresha Elizabeth II e vozit 'Range Rover-in'

21:26, 01/10/2020

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, ndonëse 94-vjeçe, duket më në formë se kurrë.

Ajo është filmuar së fundmi në timonin e “Range Rover” të saj, për një xhiro rreth fshatit Norfolk.

Me një palë syze të errëta dhe shall në kokë, Mbretëresha dukej e zhytur thellë në mendime ndërsa voziste nëpër rrugët e veshura me pemë.

Muajin e kaluar ajo dhe burri, Princi Philip, 99 vjeç, ndërprenë pushimet e tyre verore në Balmoral me tre javë për të kaluar ca kohë së bashku në Wood Farm, ku Duka i Edinburgut tani jeton vetëm në një shtëpi ‘modeste’ me pesë dhoma gjumi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco