I riu nga Kosova, sjell pamje fantastike të Kosovës nëpërmjet dronit

I riu nga Kosova, sjell pamje fantastike të Kosovës nëpërmjet dronit

10:10, 04/08/2020

Një i ri kosovar, nëpërmjet një videoje fantastike tregon bukuritë e Kosovës.

Ai është Ylber Kabashi. Iu desh vetëm një dron dhe kreativiteti që t’i tregojë botës se Kosova është tepër e bukur.

Nëpërmjet një videoje tre minutëshe, Ylberi ka kapur pamje mahnitëse të vendeve më të bukura në Kosovë.

“Ky projekt domethënës do të shpalosë disa nga bukuritë spektakolare në natyrën e Kosovës. Gjatë xhirimeve të tyre, unë vazhdimisht u kujtova për njerëzit, falë kujt mund të dalim dhe të vizitojmë këto vende sa herë që duam. Ata mbeten heronjtë e mi! I dashur shikues, unë jam Ylber Kabashi. Ky është vendi im. Kjo është Kosova. Ju lutemi shijojeni me anë të këtyre pamjeve”, është përshkrimi i thjeshtë i djaloshit që ka bërë mrekulli nëpërmjet një xhirimi të shkurtër.

 

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco