Në shitje kostumi hapësinor i filmit legjendar ‘2001: A Space Odyssey’

Në shitje kostumi hapësinor i filmit legjendar ‘2001: A Space Odyssey’

11:30, 02/07/2020

Nëse gjithmonë keni dashur të vishni një kostum hapësinor nga filmi legjendar i vitit 1968, ‘2001: A Space Odyssey’ dhe keni $200,000 për të shpenzuar, atëherë jeni me fat.

Kostumi hapësinor që besohet të jetë veshur nga Keir Dullea si Dr. David Boëman është tashëm në shitje.

Ai është një nga objektet qendrore në shitje në ankandin ‘Julien's Auctions' Legends and Explorers’, i cili do të zhvillohet në 17 dhe 18 korrik në Beverly Hills.

Kostumi do të shitet për një vlerë fillestare ndërmjet $200,000 dhe $300,000, por ende nuk dihet se deri në cilën shifër do të shkojë oferta.

Kjo është e gjitha e varur nga entuziazmi i fansave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco