Një gjyshe 94 vjeçare, e cila humbi nga familja e saj në një fshat indian, është ritakuar me nipin pasi jetoi 40 vite me një familje surrogate.
Panchu Bai, e cila vuan nga probleme me kujtesën, u zhduk në 1979 pasi la shtëpinë e saj në Maharashtra, Indi.
Panchu u pickua nga një tufë bletësh, kur po përpiqej të kthehej dhe e plagosur dhe e konfuzuar u end në autostradë.
Ajo u gjet në një gjendje të tmerrshme nga shoferi i një kamioni.
Ai e mori atë në shtëpi dhe u kujdes si ta kishte familje. Për shkak të problemeve me kujtesën, gjetja e origjinës së gjyshes ishte shumë e vështirë.
Por një ditë ajo tha emrin real të fshatit dhe kështu arriti të gjente familjen e saj.
© SYRI.net