Eklipsi i dytë hënor i 2020, ja ku mund të shihet

Eklipsi i dytë hënor i 2020, ja ku mund të shihet

09:23, 05/06/2020

Viti 2020 është i mbushur me eklipse diellore dhe hënore. Ne përjetuam eklipsin e parë hënor të vitit në janar, ndërsa ai i rradhës do të ndodhë mbrëmjen e sotme.

Ashtu si dhe eklipsi i parë, edhe ai i datës 5 qershor është një eklips penumbral, i cili ndodh, kur Dielli, Toka dhe Hëna vihen në vijë imperfekte me njëri-tjetrën.
Për këtë arsye eklipsi nuk do të jetë shumë i dukshëm. 

Ai mund të shihet në Azi, Australi, Europë dhe Afrikë. Në fazën maksimale të eklipsit, Hëna do të marrë një ngjyrë më të errët.

Eklipsi pritet të ndodhë në 5 qershor dhe të përfundojë më 6.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco