Projekti ‘drag queen’, meshkujt pozojnë me alter-egon e tyre femërore

Projekti ‘drag queen’, meshkujt pozojnë me alter-egon e tyre femërore

12:10, 08/04/2020

Në një foto tepër intime nga fotografi Léon Hendrickx, Snorella shihet në prehrin e Micha Schneiderberg, me një dorë mbi kraharorin e tij.

Nëse po pyesni veten si mund të ndihet çifti kaq rehat me njëri-tjetrin, arsyeja është e thjeshtë—sepse janë i njëjti person.

Kjo foto është një nga shumë në serinë e artistit, i cili vendosi të fotografonte meshkuj dhe në krahë të tyre të vendoste femrat, të cilat ata personifikojnë gjatë transformimit të tyre drag.

Ai fotografoi shumë meshkuj të cilët kanë një alter-ego femër dhe e shndërrojnë veten në të nëpërmjet fuqisë së makeup-it.

Fotot përfunduan si një project shumë shpirtëror dhe të gjithë të fotografuarit shprehen se u emocionuan shumë, kur panë rezultatet përfundimtare.

Për fotografin, ky ishte dhe qëllimi i projektit, të bënte të mundur që këta meshkuj të arrinin të shihnin dy anët e personalitetit të tyre duke bashkëvepruar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco