Të sëmurit obez me koronavirus i vjen në ndihmë vinçi që të dalë në shpia

Të sëmurit obez me koronavirus i vjen në ndihmë vinçi që të dalë në shpia

10:57, 03/04/2020

Zjarrfikësit në Londër përdorën një vinç për të nxjerrë nga banesa e tij një pacient obez, i cili dyshohet se ishte i prekur nga Coronavirusi.

Punonjësit e zjarrfikëses të veshur me maska mbrojtëse me filtër u fotografuan ndërsa nxirrnin pacientin obez nga kati i dytë ku banonte për t’ia dorëzuar më pas mjekëve që do i vinin në ndihmë.

Më pas zjarrfikësit i hoqën një pjesë të rrobave të tyre dhe i dërguan ato për t’u dezinfektuar.

Operacioni i pazakontë për t’i ardhur në ndihmë pacientit zgjati për disa orë dhe për këtë arsye një pjesë e rrugës Uxbridge në kryeqytetin anglez u bllokua.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco