Ish-doktori i verbër nuk ndihmohet nga qeveria, bën pazar duke telefonuar me kamera të shoqen

Ish-doktori i verbër nuk ndihmohet nga qeveria, bën pazar duke telefonuar me kamera të shoqen

15:54, 02/04/2020

Një ish doktor i verbër ka treguar se si atij i duhet të telefonojë të shoqen teksa bën pazar, sepse ai nuk është klasifikaur si një prioritet për shërbimet vullnetare që dërgojnë ushqime tek ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë vetë.

Dr. Amit Patel, 40 vjeç, i cili humbi shikimin në moshën 33 vjeçare nga një hemorragji mbrapa syve të tij, postoi në rrjete sociale eksperiencën e tij të pazarit, teksa e shoqja ndodhej në shtëpi e sëmurë me grip.

Ish doktori nga Londra shfaqet duke blerë limona me ndihmën e qenit të tij shoqërues dhe gruas së tij, e cila e udhëzon nga telefonata me kamera.

Ai tregon se për të verbërit nuk ekziston një shërbim që e ndihmon me aktivitete si pazari. Dr. Patel tregon se ai nuk mundet të ruajë distancën sociale për shkak të verbërisë së tij dhe as qeni ndihmës nuk mundet të stërvitet për këët.

“E vetmja gjë që mund të bëjë nën këto rrethana është të telefonojë gruan time me kamera kudo që shkojë,” shprehet ish mjeku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco