Aktori i famshëm turk Gokberk Yildirim rrëfehet ekskluzivisht për Syri Kosova: Shqiptarët janë...

Aktori i famshëm turk Gokberk Yildirim rrëfehet ekskluzivisht për Syri Kosova: Shqiptarët janë...

20:00, 28/01/2020 Nga Erdonit Hoxha

I njohur për publikun shqiptar u bë me rolin e ‘Muratit’ te seriali “Beni Affet” apo që në shqip njihet si “Më fal”. Aktori Gokberk Yildirim ka arritur që për vete t’i bëj shumë ndjekës shqiptarë të cilët atë përpos se në serial,  e ndjekin edhe në rrjetet sociale. Gokberk ka ardhur në një intervistë EKSKLUZIVE, për herë të parë për një medie kosovare dhe për Syri Kosova ka folur për planet e tij pas serialit, për njohuritë që ka për popullin shqiptar dhe tregoi se a do të martohej me një vajzë nga Kosova

Intervistoi: Erdonit Hoxha

Syri Kosova: Pas përfundimit të serialit “Beni affet” me çfarë projekte jeni duke u marrë tani?

Gokberk Yildirim: Ditëve të fundit totalisht kam hyrë në fazën e pushimit. Edhe pse unë e kam një profesion që me jep paqe mua, unë ndjehem shumë i lodhur nga ana psikike. Jam duke u relaksuar përtej rolit të Muratit që e kisha te seriali “Më fal”. Çdo ditë mund të shtoj diçka në aktrim pasi që lexoj, dëgjoj dhe shikoj shumë gjëra prej të cilave mësoj. Këtë e bëj për publikun i cili më pas mund të thotë “Ky njeri e meriton atë që po e bën”.

Syri Kosova: Si e keni parë aktrimin para se të bëheshit aktor dhe si e shihni tani?

Gokberk Yildirim: Pas aktrimit e vetmja gjë që ndryshoi të unë është vetëm fakti që u bëra i njohur. Unë u vlerësova nga familja ime dhe rrethi i ngushtë pasi përfundova rolin në seri. Ky në fakt është çmimi më i madh që mund ta merr dikush pas një sfide që e kalon.

Syri Kosova: Në Kosovë iu duan shumë, çfarë lidhje keni me shqiptarët dhe e a njeh ndonjë artist shqiptar?

Gokberk Yildirim: Unë e falënderoj shumë popullin shqiptar për dashurinë që ma jep. Ju falënderoj që jeni kaq njerëz të mirë dhe miqësor. E veçanta për momentin është lidhja ime me shikuesit e mi, por, edhe po të kem lidhje të tjera mua do të më bënte shumë të lumtur. Kurse, nga artistët shqiptarë e njoh Almeda Abazin pasi ajo karrierën po e zhvillon në vendin tonë.

Syri Kosova: Kur mendoni ta vizitoni Kosovën apo Shqipërinë?

Gokberk Yildirim: Do doja shumë t’i vizitojë këto vende, por, nuk mund të jap një datë të saktë se kur do të vij. Por, mund të them se jam shumë kureshtar për veçantitë e këtyre vendeve, sidomos për ushqimin dhe për pikat turistike që janë edhe në listën e UNESCO-s.

Syri Kosova: A do e merrnit një nuse shqiptare?

Gokberk Yildirim: Këto janë punë të fatit, por, kam dëgjuar që vajzat shqiptare janë shumë të bukura, të mbara dhe besnike. Përse jo!

Syri Kosova: Mesazhi juaj për shqiptarët?

Gokberk Yildirim: Unë ju dua të gjithëve. Unë i shoh mesazhet mbështetëse që mi dërgoni dhe kjo gjë më lumturon. Ju jeni shumë të mirë dhe sinqeriteti dhe miqësia juaj me prekin mua. Uroj që së shpejti do t’iu vizitoj. Për fund, ju them që të mos ju mungojë dashuria.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sevenlere gelsin mi ? ????

A post shared by Gökberk YILDIRIM (@gokberkyildirim_) on

Image

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@cerenyalazoglukarakoc

A post shared by Gökberk YILDIRIM (@gokberkyildirim_) on

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

????

A post shared by Gökberk YILDIRIM (@gokberkyildirim_) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco