Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

15:51, 03/08/2024

Modelja e njohur Kendall Jenner edhe pse është një nga modelet më të paguara në botë, shprehet se karriera e saj ka qenë tejet sfiduese. Së fundmi teksa ka qenë e ftuar në podcastin e Emma Chamberlain ‘Anything Goes’, modelja ka thënë,

“Nuk do të ulem këtu dhe të them se kam pasur udhëtimin më të vështirë. Mendoj se kam qenë jashtëzakonisht me fat. Por unë gjithashtu kam pasur sfidat e mia, pavarësisht nëse është të qenit e mbingarkuar, apo mosgjetja e një pune që do të kisha dashur shumë ta gjeja”,

Kendall në fakt rrëfeu se qante teksa binte në gjumë, gjatë natës mes vështirësive të saj. “Është shumë vetmuese. Kam pasur net vërtet të errëta ku kam qenë në qytete të rastësishme dhe thjesht qaj në mënyrë histerike teksa bie në gjumë sepse nuk kam qenë në shtëpi prej tre muajsh dhe kam qenë pothuajse vetëm gjatë gjithë kohës”.

 “Ka pasur shumë momente të caktuara kur them: ‘Çfarë po ndodh, a ia vlen e gjithë kjo?’”, shtoi ajo më tej, teksa më parë ka pranuar se më parë ka vuajtur nga ankthi që kur ishte fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco