Ç’ndodhi? Aktori i 'Home Alone' fotografohet në një karrocë në Los Angeles

Ç’ndodhi? Aktori i 'Home Alone' fotografohet në një karrocë në Los Angeles

09:09, 22/04/2024

Tim Curry, aktori britanik i kujtuar për rolin e tij në filmin Home Alone 2, është parë pas një kohe të gjatë.

Image

Aktori, i cili në film luante personazhin e recepsionistit Z. Hector, është filmuar në rrugët e Los Angeles dhe gjendja e tij e rënduar shokoi fansat.

Siç raportohet, aktori 78-vjeçar është në karrocë pas pasojave të rënda të një goditjeje në tru.

Familja e tij e mbajti të fshehtë shëndetin e tij për një kohë të gjatë dhe fansat u pikëlluan nga pamja e gjendjes së tij.

Image

Meqë ra fjala, përveç rolit në filmin e përmendur, Curry u shfaq edhe në rolin e Frank-N-Furter në filmin Rocky Horror Picture Show.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco