Kritikoi albumin e ri të Taylor Swift, revista detyrohet të fshijë emrin e personit

Kritikoi albumin e ri të Taylor Swift, revista detyrohet të fshijë emrin e personit

13:52, 21/04/2024

Paste Magazine publikoi një artikull kritikues për albumin e Taylor Swift, “The Tortured Poets Department”, ku viheshin në diskutimin aftësitë në shkrimin e këngëve të këngëtares dhe drejtuesit e revistës morën vendimin që për arsye sigurie, ta fshinin emrin e gazetarit.

Image

"Shënimi i redaktorit: Nuk ka asnjë emër në këtë përmbledhje, për shkak të mënyrës se si në vitin 2019, kur Paste bëri një shkrim për "Lover", shkrimtarit iu dërguan kërcënime me përmbajtje nga lexuesit që nuk ishin dakord me shkrimin," shkroi revista në X, duke shtuar: “Ne kujdesemi më shumë për sigurinë e stafit tonë, sesa për një emër të bashkangjitur në një artikull”, deklaroi Paste Magazine.

Ç’thuhet në këtë kritikë?

Përveç aftësive në shkrimin e teksteve të Swift, gazetari anonim ka shkruar edhe për këngën “Fortnight”, bashkëpunimin e Taylor me Post Malone.

“U desh shumë kohë që të hiqej dora nga droga, por efektet janë të përhershme. Muza e Swift duket si satirë. Nëse ajo është tekstshkruesja e shekullit, sugjeroj të hapen shkollat. Këtu dëgjuam tekstet më të këqija që janë bërë deri tani. Ajo as nuk ndihet më e sfiduar për t’u bërë më e mirë”, shkruhet në kritikë.

Image

Pasi u shpjegua se arsyeja pas heqjes së emrit të personit që fshihet pas kritikës, ndodhi për të ta mbrojtur, njerëzit kanë reagur.

“Lexuesit kanë të drejtë të reagojnë dhe të mos bien dakord me punën e personit që e ka shkruar. Çdo gjë që keni përfshirë në kritkë është bazur në jetën personale të Taylor”, shkruan një komentues.

“Ku është artikulli komentues, ky duket si artikull thashethemesh”, shkruan një tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco