Olta Boka bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një djalë

Olta Boka bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një djalë

19:45, 20/04/2024

Këngëtarja e njohur Olta Boka është bërë nënë për herë të dytë. Ky lajm kaq i bukur erdhi shumë surprizë për të gjithë, pasi Olta nuk e kishte zbuluar faktin që ishte në pritje të ëmbël.

Ajo ka ndarë në ‘Instagram’ një video ku shfaqet djali i porsalindur, të cilin e ka pagëzuar me emrin Brel.

 ‘Brel Rrokaj 20/04/2024. Ishte nate vere, kur nga qielli ra nje yll dhe motra jote bertiti me te madhe- ‘Zoti me tha qe mami ka nje vella te barku’ dhe sot familjes tone te vogel ju shtua nje bekim qe na i jep kuptim te tjera dimensioneve!

Faleminderit qe zgjodhe te jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish’- shkruan Olta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco