FOTO/ E kërcënuan me jetë, Dafina Zeqiri reagon ashpër: Përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat…

FOTO/ E kërcënuan me jetë, Dafina Zeqiri reagon ashpër: Përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat…

16:47, 16/04/2024

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ne Pejë, ku burri vrau me armë zjarri gruan e tij Gjyleta Ukella.

Përmes një postimi në Instagram, Dafina ka treguar se është shumë e revoltuar me vrasjen e grave që po ndodhin vitet e fundit, ndërsa shprehu keqardhje për këto ngjarje.

“Shpallini ditë zie për gratë e vrara”- shkruan artistja.

Image

Pas këtij postimi Dafina është kërcënuar me jetë nga një ndjekës, ndërsa artistja e ka postuar mesazhin në Instagram duke treguar edhe emrin e personit në fjalë.

“Edhe ti tash e ke rradhën”- shkruan komentuesi.

Image

“Përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat, përfundimi do të jetë i njëjtë. Organet kopetente duhet të bëjnë një zgjedhje për këto që po ndodhin vitet e fundit”–  u shpreh këngëtarja

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco