Sfida vendosi fatin e fermerëve, Niko Komani lë garën në 'Ferma VIP'

Sfida vendosi fatin e fermerëve, Niko Komani lë garën në 'Ferma VIP'

23:00, 15/04/2024

Niko Komani është fermeri i radhës i eliminuar nga “Ferma Vip”. Në një përballje me Valerin, Niko nuk mundi të realizonte sfidën e dhënë nga produksioni.

Mbajtja e ekuilobrit u fitua nga Valeri, duke nxjerrë përfundimisht nga gara Niko Komanin.

 

Sfida konsistoi në mbajtjen e ekuilibrit, ku fermerët duhet të kalonin nga një fuçi në tjetrën, përmes një druri, pa u rrëzuar.

Valeri ja doli që në pak sekonda të fitojë.

“Kam kaluar shumë bukur. Ishte një eksperiencë unike dhe nuk e mendoja që do arrija deri këtu”, tha Niko.

Kryeplaku Bes Kallaku i uroj më tej suksese, ndërsa Valerin e uruan për fitoren e kësaj sfide.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco