Rihanna shprehet se dëshiron më shumë fëmijë me A$AP Rocky: Dua vajzë

Rihanna shprehet se dëshiron më shumë fëmijë me A$AP Rocky: Dua vajzë

14:01, 15/04/2024

Këngëtarja tregoi se si nisi marrëdhënia e saj me reperin gjatë pandemisë dhe zgjerimin e familjes me katër pjesëtarë.

Rihanna, 36-vjeçare, dhe Rocky, 35-vjeçar, mirëpritën djalin e tyre të parë, RZA, në vitin 2022. Më pas, mirëpritën djalin e dytë, Riot, në gusht të vitit 2023.

Por para se të bëheshin prindër, dyshja ka qenë miq prej kohësh.

‘Kishim të njëjtat shije dhe këndvështrime. Kishim rreth shoqëror të përbashkët, - tha Rihanna për marrëdhënien e tyre para se të lidheshin. Ajo kujton se dyshja u lidhën në bashkëpunimin e tyre të parë profesional në MTV Video Music Awards në vitin 2012, ku interpretuan remiksin e këngës ‘Cockiness (Love it)’ të Rihannas.   

Gjatë gjithë viteve, të dy vazhduan të mbështesin sipërmarrjet e ndryshme të njëri-tjetrit.

Këngëtarja e ‘Lift Me Up’ ishte e lidhur me Chris Brown, Drake, me të cilin thuhet se ishte në lidhje nga viti 2009 deri në 2016, dhe biznesmenin saudit Hassan Jameel. Ndërkohë, A$AP ishte i lidhur më parë me Kendall Jenner, Chanel Iman, Iggy Azalea dhe Teyana Taylor.

‘Ne e dinim për çfarë ishim të aftë, dhe telashet që mund t’i sillnim njëri-tjetrit. Ose do t’ia mbushnim ose do t’ia thyenim zemrën njëri-tjetrit. Kështu, u treguam të kujdesshëm kur nisëm të dilnim, - tha ajo. – Thjesht e lashë të rridhte... COVID e përshpejtoi lidhjen tonë. M’u duk si shenjë nga Zoti, për të krijuar familje. Po të mos ishte për pandeminë, do ta kishim marrë me nge, për t’u përshtatur me njëri-tjetrin dhe për të ditur nëse ishim gati.’

‘Kur dikush beson në ty dhe mendon se je e denjë të jesh nëna e fëmijëve të tij, është një ndjenjë e mrekullueshme, - tha ajo për reperin. – Edhe unë ndjeva të njëjtën gjë për të. E dija se ai do të ishte një baba i mirë.’

Gjithashtu, shtoi se mendonte që do të ishte mama vajzash, por rezultoi e kundërta.

Ajo ceku se djali i madh e kishte pak problem në fillim, por më pas nuk i ndahej të vëllait, duke u përkujdesur dhe dhuruar dashuri.

Nga ana tjetër reperi, Rocky, tha se fëmijët janë puna më e madhe dhe më e mirë që ka bërë me Rihanna-n.

‘Mendoj se ky është krijimi ynë më i mirë deri tani!’ – u shpreh ai.

Gjithashtu, Rihanna shtoi se ka dëshirë ta shtojë familjen e saj me një vajzë.

‘Nuk e di çfarë planesh ka Zoti, por do të doja të tentoja të bëja një vajzë.’

Rihanna dhe A$AP e marrin jetën me të lehtë. E bëjnë njëri-tjetrin të qeshin dhe kanë interesa të përbashkëta si moda, muzika, biznesi. Kështu, ata argëtohen shumë së bashku pavarësisht se çfarë po bëjnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco