Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli rregullojnë marrëdhënien

Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli rregullojnë marrëdhënien

10:05, 14/04/2024

Shumë është thënë mbi marrëdhënien e Luiz Ejllit dhe Arbana Osmanit.

Prej muajsh flitet për një ftohje të raportit mes tyre, gjë që u nxit edhe nga një deklaratë e Luizit, i cili muaj më parë i pyetur në lidhje me krisjen e tyre, tha:

'Unë jam këtu, ajo atje...Ka krisje... Në maj do zbuloj më shumë se s'më lejohet.'

E pyetur rreth kësaj në “Zë me Mirën”, Arbana tha se para disa ditësh:

“Luiz Ejlli i pari, por të gjithë, kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother. Raporti im përgjithësisht me të gjithë konkurrentët, fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother. Kështu që nëse na takon jeta, unë jam shumë e lumtur që t`i jap një përqafim të gjithëve.”

Sakaq, mbrëmjen e sotme ata kanë treguar se kanë përmirësuar raportet. Arbana ka publikuar një video ku shfaqet Klajdi Haruni duke kënduar një cover të Ardit Gjebreas të kënduar më parë nga Luizi.

"Ardit Gjebrea ka bërë një kryevepër që unë si cover e kam shijuar vetëm një herë nga Luizi dhe nga Klajdi sonte"- shkruante Arbana krah videos, duke bërë tag Luizin.

Postimi është shpërndarë edhe nga Luizi. Vlen të theksohet se ai nuk e ndjek ende Arbanën. Luizi e hoqi atë nga lista e personave që ndiqte në Instagram, pak muaj pas daljes nga BBV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco