'Nuk më tradhtoi kurrë, e lashë se ishte shumë i përsosur', ish-gruaja e Kaka shokon me arsyen e ndarjes!

'Nuk më tradhtoi kurrë, e lashë se ishte shumë i përsosur', ish-gruaja e Kaka shokon me arsyen e ndarjes!

14:01, 13/04/2024

Në një intervistë të fundit, influencuesja braziliane Caroline Celico ka thyer heshtjen e ka treguar perse e la futbollistin legjendar Kaka.

Nëna e dy fëmijëve të Kaka tha se futbollisti i njohur ishte shumë perfekt për të dhe se kjo ishte arsyeja kryesore e divorcit pas dhjetë vitesh martesë.

“Kaka nuk më tradhtoi kurrë, ai gjithmonë më trajtoi mirë, më dha një familje të mrekullueshme, por nuk isha e lumtur.

Diçka mungonte. Problemi është se ai ishte shumë i përsosur për mua”, u shpreh ajo, duke hedhur keshtu poshtë historitë për tradhtinë e futbollistit, për të cilën mediat shkruanin se ishte shkaku i divorcit.

Fjalët e ish-bashkëshortes së Kakas shkaktuan një ortek komentesh dhe opinionesh kontradiktore në rrjetet sociale.

Ndërsa disa shprehën mbështetje dhe mirëkuptim për “telashin” e influencueses braziliane, të tjerë kritikuan arsyet e saj për përfundimin e martesës me një burrë që, sipas vete Caroline, ishte “shumë i përsosur”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco