Alketa Vejsiu goditet me kanaçe në skenën e ‘X Factor’

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe në skenën e ‘X Factor’

12:43, 13/04/2024

Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë spektaktit të muzikës ‘X Factor Albania’.

Drejt saj është hedhur një kanaçe, kur për fat nuk e ka prekur në kokë.

 

Ngjarja u regjistrua në momentin që moderatorja shpalli emrin e një prej finalistëve të këtij edicioni.

Pas gjuajtjes ajo u shpreh: ‘Gabim, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton sesa i aftë apo jo është ky konkurrent. Ky është një djalë fitues. Ky është një shembull i keq që mua më revolton shumë që po ndodh po çfarë ti bësh.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco